Bazuar në një histori të vërtetë. Korrespondentja e njohur e luftës, Maria Kolvini është një grua e aftë, si për të pirë martini në shoqërinë e lartë, ashtu edhe për të qëndruar pranë ushtarakëve, mes zjarrit të luftës. E nxitur nga një dëshirë e vazhdueshme për të dhënë dëshmi të krimeve dhe për t'u dhënë zë atyre që nuk kanë zë, Kolvini hidhet pa frikë mes rrezikut, duke testuar vazhdimisht kufijtë mes guximit dhe çmendurisë.