Bashkëshorti i Fahrijes është zhdukur që nga lufta në Kosovë. Ajo ngre biznesin e saj të vogël për të siguruar jetesën e fëmijëve, por ndërsa lufton kundër një shoqërie patriarkale që nuk e mbështet, ajo përballet me një vendim vendimtar.
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...