Njerëzimi fshihet në vendet më të thella, më të errëta. Nxehtësia, hekuri, pluhuri dhe aroma e vajit, kështu është një ditë e zakonshme pune e të burgosurve të sigurisë maksimale, e cila kthehet në një ditë fatale, kur ata gjejnë diçka të jashtëzakonshme brenda një prej makinerie dhe një valë e papritur dhembshurie i bën të burgosurit të marrin pengje dhe të bllokojnë hyrjen në punishte, duke rrezikuar jetën e tyre. Sepse ndonjëherë dëshira për të qenë njeri është më e fortë se instinkti i mbijetesës.