Dy gra ikin në shkretëtirën e Meksikës së Re për të shpëtuar nga kthetrat e një kulti tinëzar. Të zhytura në frikë, nuk mund të lëkundin dot ndjenjën se po ndiqen nga lideri i tyre, një njeri sa joshës aq edhe kontrollues. Por si mund të ikësh nga një armik që jeton brenda kokës tënde?
Një grup të rinj aktivistë shkojnë në Amazonë, në Peru, për të mbrojtur të drejtat e fiseve indigjene atje duke protestuar. Por në fakt gjërat duket se janë ndryshe.
Evan Ueber, një bashkëshort i lumtur dhe baba i dy fëmijëve bie pre e dy adoleshenteve dhe lojës së tyre të çmendur. Ai duhet të kalojë një sërë peripecish për të kuptuar mesazhin e tyre.