“EGO" Prodhimi kinematografik me i pesti ne radhe për dekadën e fundit i regjisorit Drilon Hoxha. Një rekord absolut për filmat aksion te bëra nga një regjisor-aktor dhe kjo jo vetëm ne Shqipëri. Filmi Ego i zhanrit aksion-krim-dramë me një kast të shkëlqyer aktorësh, ku krahas Drilonit do të luajnë kolosët e kinemasë: Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Sokol Angjeli,si dhe terinjte Xhulia Musagalliu, Afrim Myrtollari, Evi Imami, Ardit Zela, Klark Morinaj etj. Skenave nuk do ju mungojë komedia, aventurat dhe historia që është dhe pika e forte e këtij filmi i cili do ju mbajë mbërthyer pas ekranit ne pritje te zhvillimit te ngjarjes pasardhëse. Filmi paraqet dramat e rinise tone me përpjekjet dhe sakrificat qe shpesh jane te kushtezuara nga problemet ne familje, si dhe egoja apo kokëfortësia personale për te mos u kthyer pas për gjerat qe ndodhin. Ne qytetin e mbushur plot drogë alkool me një jete nate te shthurur, një i ri është i papërgatitur qe prej pasionit dhe adrenalinave te momentit me vajzën e gabuar, ngatërrohet me bandat e krimit ne qytet. I dhunuar nga ata dhe pa e menduar gjate rrezikun si dhe përballë faktit për shpëtimin e babait qe është ne rrezik për jetën, pranon bashkëpunimin me biznesmenin e forte, i cili ofron çdo gjë vetëm qe djali i tij i vetëm, kriminel, ti largohet kësaj rruge pa krye. Gjate punëve te pista qe bën njëkohësisht kalon dhe netë pafund pasioni me femra derisa vjen dita qe dashurohet me vajzën qe familja e tij ëndërron. Një dashuri qe fillon e kushtëzuar nga mentaliteti familjar.