‘Aleatët’ është film i bazuar në ngjarje të vërteta. Një grup i ushtarëve britanikë të drejtuar nga një kapiten amerikanë janë dërguar pas radhëve të armikut në Francë, në një mision që mund të mbyll luftën më herët. Teksa asgjë nuk shkon sipas planit, komandanti Heri Mekbein dhe kapiteni Gabriel Xhekson e dinë që duhet ti lënë mënjanë armiqësitë personale në mënyrë që misioni të ketë sukses.