Tre studentë të rinj artesh marciale dhe mjeshtri i tyre rihen keqazi nga një burrë që e konsideron veten si ''ndreqës i kung fu-së të keqe''. Të vendosur për tu hakmarrë dhe të rifitojnë nderin e humbur, tre studentët ikin në rrugët të ndryshme që të gjejnë mësues kung fu-je për ti marr ata si studentët të tyret.
Një yll sporti i kthyer në një të dënuar mban peng spikerin Liu Li-min. Duke e konsideruar këtë si një shans për rikthimin e tij të madh, Liu luan së bashku me turmën. Por e vërteta është edhe më tronditëse se imagjinata e tij më e egër.
Oficerja e policisë So-Eun-i merr pjesë në një hetim dhe vepron si zëvendësuese për nënën e një fëmije të rrëmbyer.
So-Eun-i merr një telefonatë tronditëse. Ndërkohë, Hye-Jin-i është një person
Shogo Kanetaka është një oficer policie, i cili vuan nga trauma pasi vritet e dashura i tij. Që nga ajo kohë e tmerrshme, Shogo ka menduar vetëm për hakmarrje. Ai më pas merr një urdhër për të shkuar i infiltruar si një anëtar i jakuzës. Policia udhëzon Shogon të hyjë në një sherrë me anëtarin e jakuzës Hideki Muroka si mundësi për të hyrë në organizatë. Policia ka të dhëna që tregojnë se Shogo përputhet me Hidekin 98%. Ndërkohë, Hideki është djali i një të dënuari me vdekje. Ai ka një gjendje fizike, ku është gjithmonë i uritur dhe vazhdimisht ha. Gjithashtu, as ai dhe as jakuza nuk mund t'i kontrollojnë emocionet e tij.
Në një tokë të pabanueshme të shekullit 22, rezultati i një lufte civile varet nga klonimi i trurit të një ushtarje elitare për të krijuar një robot mercenar.
Shin është një djalosh që ëndërron të bëhet gjenerali i madh i botës. I cili luftoi me trimëri kundër dinastisë Wei. Mbreti Ying Zheng pas fitores së luftës ka si qëllim bashkimin e gjithë dinastive.
Një ish-ushtar në pension dhe me demencë, tashmë në të 80-at, niset në kërkim të njerëzve që ai beson se janë përgjegjës për vdekjen e familjes së tij. Me 5 emra të bërë tatuazh në gishta dhe me copa kujtimesh që vijnë e ikin, Pil-ju gjurmon objektivat e tij...
Thea, gruaja e Rene, gjithmonë fton dashnorin e saj, Geoff, gjatë darkës që ata të shkojnë në shtëpi. Por kur një grua e re, Camille, hyn në foto, loja e egër dhe e çmendur e Theas ndryshon.
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Uta, do të ketë koncertin e saj të parë përballë një publiku. Por ky koncert ka disa surpriza për adhuruesit dhe për botën.
Cheng Tai-Nan (Kara Hui) është një shërbëtore e ndershme dhe besnike e një patriarku që po vdes, i cili nuk dëshiron asgjë më shumë se të mbrojë pasurinë e tij të madhe nga nipi i tij egoist Yung-Sheng. Tai-Nan është mjaft e re për t'u bërë gruaja e tij, por prapëseprapë pranon të martohet me zotërinë e saj, në mënyrë që e gjithë pasuria e tij të jetë e sigurt me të, në mënyrë që ajo të mund ta transferojë atë në Ching-Chuen..
Filmi përshkruan një hetim të paparashikueshëm bashkëpunues global nga detektivë të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe Amerikës, të cilët janë bashkuar për qëllimet e tyre.
Filmi tregon një histori në vitin e 33-të të Perandorit Jiajing të Dinastisë Ming (1554), me urdhër të perandorit 18 murgj të Kung Fu-së Shaolin (duke përdorur shkopin e gjatë si armë) të kryesuar nga Murgu Wujue, nisen në jug për ndihmë në mbrojtjen e brigjeve të perandorisë kundër pushtimit të piratëve japonezë. Menjëherë pas mbërritjes së tyre në vijën e frontit, murgjit hasin vështirësi të pa llogaritura.
Bazuar në ngjarje reale, ky film përshkruan historinë e një shkolle për personat me dëgjim të dëmtuar, ku nxënësit e minoren me probleme në dëgjim u sulmuan seksualisht nga anëtarët e fakultetit për një periudhë të gjatë kohore.
Ish komandati Kang Do-jong nderohet si një hero kombëtar, por ai është torturuar nga një tragjedi nëndetëse. Ai merr një telefonatë të fshehtë për një bombë të vendosur në një stadium futbolli që do të shpërthejë kur zhurma e turmës arrin një decibel të caktuar. Pas një shpëtimi heroik, terroristi synon gruan dhe vajzën e Do-jong ndërsa disa sekrete të errëta fillojnë të rishfaqen.
Të rritur dhe të stërvitur nga i njëjti person që i thërrasin baba, një grup prej katër vetash rimblidhen pas disa vitesh, për tu hakmarrë ndaj vrasësit të babai të tyre.
Pas pasojave të një lufte, një vajzë e re që përdorej si 'mjet' për luftë, mësoi të jetonte.
Me plagët e djegieve, ajo kthehet në të kaluarën e saj për të ndjerë ndjenjat e vërteta të dashurisë së oficerit.
Një meteorit sjell një jetë jashtëtokësore në tokë. Kur krijesa të fuqishme aliene kërcënojnë njerëzimin, forcat elitare të komandantit Sing Lee pothuajse zhduken dhe ushtari i mbijetuar Tai Loi zbulon një komplot edhe më të madh.
Ditën është një studente e thjeshtë me një pamje të ëmbël. Por natën është një vrasëse me porosi. Dhe tani do përballet me detyrën më të rrezikshme se kurrë ndonjëherë.