Kur qeni i Viktorit të vogël i quajtur Xixëllues goditet nga një makinë, Viktori vendos ta kthejë në jetë në mënyrën e vetme që ai di. Por kur "përbindëshi" me bulona në qafë bën kërdinë dhe përhap terrorin në zemrat e fqinjëve të Viktorit, ai duhet t'i bindë ata (edhe prindërit e tij) se pavarësisht paraqitjes, Xixulluesi është ende miku i mirë dhe besnik që ka qenë gjithmonë.