Legjenda e Tarzanit: Shumë vite kanë kaluar nga momenti kur njeriu i quajtur Tarzan la pas krahëve të tij xhunglat e Afrikës për një jetë të qytetëruar si John Clayton III, Lord Greystoke, me bashkëshorten e tij të dashur, Xhejn (Robbie) krah tij. Tani, ai është ftuar përsëri në Kongo për të shërbyer si misionar tregtie në emër të Parlamentit, por pas shpinës së tij janë ndërtuar plane nga Belgu, Kapiteni Leon Rom (Ualtz) dhe ai po përdoret si një gur shahu për lakmi dhe hakmarrje. Por ata që fshihen pas këtyre planeve mizore nuk e dinë se çfarë bishe janë duke provokuar...