Vardalos jep një performancë joshëse si Xhiorxhia, një profesore historie të pushuar nga puna e të kthyer në cicerone të një grupi të pagdhendur turistësh gazmorë. Xhiorxhias i ka ardhur në majë të hundës kjo punë dhe është gati të japë dorëheqjen - derisa shoku i saj i ri Ërvi (Dreyfuss) i hap sytë dhe zemrën ndaj një fakti të thjeshtë: Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për një grua të gjejë “kefin” e saj (dmth qejfin) se të lëshohet në krahët e “Perëndisë greke” (Alexis Georgoulis) i cili fshihej mu poshtë hundës së saj!