Një hardhucë 74-vjeçare me emrin Leo dhe shoku i tij breshkë vendosin të arratisen nga terrariumi i një klase shkolle në Florida, ku ata kanë jetuar prej dekadash.
Për të nderuar dëshirën e fundit të shoqes së saj të ngushtë, një vajzë që vuan nga krizat e ankthit, përballet me frikat e saj më të mëdha në jetë dhe synon... të gjejë dashurinë e saj.
Karriera pjellore pothuajse 50-vjeçare e Silvester Stalones, i cili ka argëtuar miliona, shihet në retrospektivë në një pamje intime të aktorit, shkrimtarit, regjisorit-producentit, paralelisht me historinë frymëzuese të jetës së tij.
Fëmijët e agjentëve më të mëdhenj sekretë në botë ndihmojnë padashur një zhvillues të fuqishëm lojërash të lëshojë një virus kompjuterik që i jep atij kontrollin e të gjithë teknologjisë, duke i bërë ata të bëhen spiunë vetë për të shpëtuar prindërit e tyre dhe botën.
Atletja Diana Niad nis në moshën 60-vjeçare të kërkojë një ëndërr pothuajse të pamundur të jetës: të notojë nga Kuba në Florida përtej më shumë se 100 milje oqean të hapur.
Dy hajdute profesioniste, që ishin edhe shumë shoqe, vendosin të heqin dorë nga jeta që bënin, por, duhet të kryenin edhe një mision të fundit për të cilin rrezikonin shumë nëse nuk pranonin.
Një infermiere e sjellshme përpiqet të zbulojë sekretet e dëmtimit të një pacienti në koma dhe zbulon rivalitetin e hidhur, pabesinë, tradhtinë dhe vrasjen pas tyre.
Tre miq të ngushtë bëhen baballarë në moshë të madhe dhe e gjejnë veten duke u grindur me drejtoresha shkolle, drejtorë të rinj në moshë dhe çdo gjë të krijuar pas vitit 1987.
Një nënë beqare e varfër por ambicioze ka një mundësi fitimprurëse në shitjet e barnave, por sa larg do të shkojë ajo për ta kthyer një ilaç të ri në sukses?
Në vazhdën e përmbysjejes së karrierës, ylli i popit Erika do këndojë në dasmën e ish-të fejuarit të saj në një resort luksoz në një ishull. Shpejt, asaj i rishfaqen ndjenjat për të, ndërsa përpiqet ta mbajë të fshehtë lidhjen e dikurshme nga nusja e tij e ardhshme.
Një dramë për një djalë me aIbinizëm, i refuzuar nga babai i tij që në lindje, ai kalon një fëmijëri të dhimbshme me bullizëm e tragjedi, por me shpresë për të ardhmen.
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Një kirurg dikur i respektuar, i cili ka humbur familjen dhe kujtesën e tij, ka një shans për rikthim kur rilidhet me dikë nga e kaluara e tij e harruar, që mund ta ndihmojë të gjejë përgjigjet që i duhen.