Në vitin 1988, dy motrat e vogla Keti dhe Kristi përballen me një qenie të padukshme që përndjek shtëpinë e tyre. Edhe pse në fillim duket miqësore, kthehet në agresive, duke torturuar vajzat e vogla dhe familjen e tyre. Një skenë afër fillimit të filmit, e cila është e bazuar përpara filmit të dytë, tregon Ketin që sjell një kuti me videokaseta në shtëpinë e motrës së saj Kristit dhe pasi ajo largohet Kristi nis të seleksionojë disa prej kasetave, duke u filmuar nga bashkëshorti i saj Daniel.