Një vajzë adoleshente dhe i ati i saj udhëtojnë drejt një hëne aliene të largët, me qëllimin që të binin në pasuri. Ata kishin siguruar një kontakt për të korrur një depozitë të madhe të gurëve të çmuar që fshiheshin në thellësitë e pyjeve toksike të hënës. Por ka dhe të tjerë që sillen në atë vend të egër dhe puna shumë shpejtë shndërrohet në një luftë për mbijetesë. Duke u detyruar të përshtatet jo vetëm me egërsirat e tjera të ambientit, por edhe me logjikën lakmitare të të atit, vajza zbulon se duhet ta gdhendë vetë rrugën për shpëtim.