Për Herrin, jeta po shkonte tamam siç supozohej. Kishte punë të mirë, miq besnikë dhe të fejuan e përsosur. Gjithsesi, zbulimi se një nga miqtë e tij jo edhe aq besnikë kishte një marrëdhënie me të fejuarën e tij të pwrsosur, s'ishte pjesë e planit. Pas anulimit të dasmës, Herri, duke qenë i dehur, mendon se si gjithçka i shkoi keq ndërkohë që Boui, shoqëruesi i parë i Herrit, gjen një frymëzim. Në vend të anulimit të muajit të mjaltit fantastik, pse të mos shkojnë dy miqtë bashkë në një "muaj miqsh"? Ajo që supozohej të ishte një fundjavë relaksuese kthehet në një aventurë marramendëse. Herri dhe Boui do përjetojnë kohën më të bukur të jetës së tyre nëse mund t'i mbijetojnë parajsës tropikale të rastësishme.