Një grup miqsh bëjnë një vizitë natën vonë në morgun e qytetit për t’i bërë një surprizë Emit për ditëlindjen e saj. Por surpriza e vërtetë vjen kur kufoma me një sy e psikopatit brutal Xhejkob Gudnajt ngrihet papritur nga krevati i ftohtë i bodrumit të morgut. Festa e tyre e çmendur kthehet në një kërdi tmerruese ndërsa vrasësi sadist vazhdon tërbimin e tij me çengela, bisturi dhe sharra elektrike.