Kundër këshillave mjekësore dhe pa dijeninë e bashkëshortit të saj, dashamirësja Dolores Solatano e nxjerr djalin e saj të rritur, Pat Solatano i Riu, nga një institucion i shëndetit mendor në Meriland pas kufizimit të tij tetë-mujor të urdhëruar nga gjykata. Kushti i lirimit është që Pati të shpërngulet në shtëpinë e prindërve të tij në Filadelfia. Edhe pse shtrimi i Patit në çmendinë ishte për shkak se rrahu dashnorin e gruas së tij Nikit, ai u diagnostikua me çrregullim bipolar. Që atëherë, Niki e ka lënë dhe ka nxjerr një urdhër kufizimi ndaj tij.