Synimi i Lusias për një familje perfekte kërcënohet nga e dashura me jetesë të lirshme e djalit të saj, me gojë të pisët dhe me njw familje që nuk janë ashtu siç ajo i kishte imagjinuar për të birin.
Një punonjës që e përbuz plotësisht Krishtlindjen dërgohet në një qytet të vogël për punë, ku takon një grua të vendosur për të ndryshuar pikëpamjen e tij për festën.
Një nga psikiatret më prestigjioze në Meksikë vendos të vërë në provë tre fëmijët e saj për të parë se si do të veprojnë për të fituar trashëgiminë e tyre. Gjithçka ndërlikohet kur në lojë futet një nga pacintët e saj.
Në festën e shpalljes së fejesës së tij me Xhulian, një trashëgimtare dyqanesh argjendarie, Mikeli njihet me kamerieren joshëse Ari. Ai përpiqet t’i mbajë nën kontroll ndjenjat e tij, por fati i bashkon dhe Mikeli përjeton natën më pasionante të jetës së tij. I fiksuar pas Arit, ai tërhiqet në botën magjepsëse të garave ilegale me makina. Kur ai kupton se është ngatërruar në një plan të përpunuar nga Ari dhe i dashuri i saj i rrezikshëm për të grabitur biznesin multimilionar të Xhulias, nuk ka më kthim mbrapa për të. Mikeli është i dashuruar me Arin... dhe do të detyrohet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij dhe të drejtojë sulmin ndaj dyqanit të ish të fejuarës së tij.
Një natë e qetë Krishtlindjesh ndërpritet kur një hajdut hyn në një shtëpi. Vajza e vogël e familjes e ngatërron me Babagjyshin dhe i kërkon të plotësojë listën e dëshirave për Krishtlindje.
Asistentja e modës, Maka sapo ka marrë jetën në duar pas një ndarje shkatërruese, kur Leo, burri që i theu zemrën kthehet. Duke kërkuar mbështetje nga mikeshat më të mira, Adriana dhe Himeja, të tria do të mësojnë se dashuria mund të jetë e komplikuar.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
Origjina dhe fillimet e karrierës së mundësit më të famshëm Dominikan të të gjitha kohërave, Rafael Sánchezit i njohur ndryshe si Xhek Veneno dhe krye-nemezisë së tij, José Manuel Guzmán ose Relámpago Hernándezit.
Dy vjet pas vrasjes së djalit dhe babait të tij, një vrasës në pension vë në lëvizje një plan hakmarrje të hartuar me kujdes kundër vrasësit: vëllain e tij.
Një film mbi shoqërinë spanjolle, i veshur si një triller, në lidhje me fatkeqësitë e një bande të vogël kriminelësh, që pasojnë rrëzimin e pasurive të patundshme.
Në vitin 2006, një grup hajdutësh kryen atë që konsiderohet
si një nga vjedhjet më të famshme dhe më të zgjuara të bankave në historinë e Argjentinës.
Se si ata plaçkitën bankën Rio, është po aq befasuese sa ajo që ndodhi më pas. Kjo është historia e tyre.
Në mënyrë që të përparojë në karrierën e saj në botën dinamike të publicitetit në Mexico City, Rakel përpiqet të ribashkohet me shoqen e saj të shkollës së mesme Sesi e cila është bërë mbretëresha e mediave sociale. Por ndryshe nga ndjekësit, miqësitë nuk vijnë menjëherë.
Tom, një i diplomuar gjenial i inxhinierisë, i zgjohet interesi te Banka e Spanjës pasi mëson se një thesar legjendar do të depozitohet në kasafortën e bankës. Tom krijon një plan të përpiktë së bashku me tregtarin karizmatik të artit Walter për të hyrë në të.