Jack Tyson është një i ri që merr pjesë në një garë të paligjshme makinash nga Meksika në Kaliforni kur një grua e dëshpëruar, duke ikur nga i dashuri i saj gangster abuziv që financon turneun, hidhet në makinën e tij duke u lutur për ndihmën e tij dhe që ka një disk inkriminues USB që mund të dërgojë i dashuri i saj bandit, ndër të tjera, në burg.
Kur babai i Kler Karpenter e dërgon atë në Australi për të stërvitur një ekip noti djemsh
Kler e gjen veten ballë për ballë me rivalen e saj prej kohësh Mikajla Majkëlls,
dhe me lajmin se kampi do të mbyllet nëse ekipi humbet takimin e radhës.
Për të shpëtuar kampin, Kler duhet të kapërcejë një frikë të fshehtë,
të lërë mënjanë mosmarrëveshjet e saj me Mikajlën dhe të rizbulojë pasionin e saj.
Një anije kozmike e madhe qëndron mbi Tokë. Është një stadium, i cili pret ngjarje sportive që i ngjajnë futbollit, por me shpejtësi marramendëse. Emri i lojës është Kozmoboll.
Djali i një sportisti të suksesshëm në MMA aspiron të ndjekë hapat e të atit, por përgjatë rrugës duhet të prishë zinxhirin abuziv që ka vazhduar babai i tij.
Biografia e peshëngritësit turk dhe kampionit të Lojërave Olimpike, Naim Sulejmanollu, turku i lindur në Bullgari, që e shndërroi karrierën e tij në mision human, në ndihmë të bashkatdhetarëve.
Reiss-i është kampioni më i madh që ka luftuar ndonjëherë në Kafazin e Legjendave. Por kur promovuesja Max Black e vendos atë kundër Kampionit të Wrestling-ut Randy Stone, Reiss-i e gjen veten në betejën më të vështirë të jetës së tij.
Një shtetas afrikan, Keleçi, shkon në Indi me një top futbolli të mbushur me lëndë narkotike për t'ia dorëzuar trafikantit të drogës PK. Gjatë rrugës ai njihet me mashtruesin Raxhu, i cili mundohet ta ndihmojë atë sipas mënyrës së vet, duke e prezantuar para qytetarëve si një futbollist me famë.
Historia e një ylli premtues të basketbollit në shkollën e mesme dhe marrëdhëniet e tij me dy vëllezër, një tregtar i drogës dhe tjetri një ish-yll basketbolli që po kalon periudha të vështira dhe tani i punësuar si roje sigurie.
Don Haskins bën historinë kur përzgjedh shtatë lojtarë afro-amerikanë në skuadrën e basketbollit të quajtur Texas Western Miners. Skuadra kritikohet nga të gjithë, por ata mundohen të fitojnë kundër të gjitha gjasave...
Kabir Khan është trajneri i Ekipit Kombëtar të Hokejit Indian të femrave dhe ëndrra e tij është të bëjë që ekipi i vajzave të fitojë kupën e botës kundër të gjitha mosmarrëveshjeve.
Kur një adoleshente rebele fillon një udhëtim të vetëm veror për t'u lidhur me rrënjët e saj, ajo e gjen veten në një botë të re, të përgatitur për udhëtimin e jetës së saj kur zbulon se e kishte në vetëvete gjatë gjithë kohës.
Rrugëtimi legjendar i një ekipi futbolli gjimnazi dhe trajnerit të tyre Bob Ladouceur, i cili i çoi ata drejt një rekordi prej 151 fitoresh rresht, një rekord historik në sportin amerikan.
Disa të rinj nga klasa të ndryshme sociale në Pekin bashkohen për të formuar grupin e kërcimit më të mirë në Kinë dhe për të mësuar që familja është gjëja më e rëndësishme.
Panga frymëzohet nga jeta reale e nje sportisteje "Kabadie", e cila ke qenë ylli i skuadrës kombëtare Indiane në këtë sport. Rrugëtimi kalon përmes triumfit, luftës dhe tejkalimit të stereotipeve. Ky film dëshmon se sa e rëndësishme është dashuria e familjes për të qenë e suksesshme.
Një ish-basketbollist me karrierë dikur premtuese në basketboll, tashmë lufton me alkoolizmin. Jeta i jep një mundësi të dytë: të stërvitë ekipin e shkollës së mesme, ku dikur kishte shkëlqyer vetë. A do mund të përfitojë dot ai nga kjo mundësi?
Një film emocionues për një djalë që duhet të kapërcejë vështiresitë e jashtëzakonshme për të arritur ëndrrën e madhe të tij, për të fituar Kampionatin Kombëtar ne Go Kart.
Shoferi numër një i garave NASCAR, Riki Bobi, qëndron gjithmonë në majë, falë një pakti që ka bërë me shokun e tij më të mirë, dhe njëkohësisht koleg në skuadër, Kal Nauton I riu. Por kur një shofer i Formula 1, francez, kryeson tashmë në këto gara, talenti dhe përkushtimi i Riki Bobit vihen në provë.
Në 1947 Xheki Robinson bëhet i pari Afrikano-Amerikan që luan në Ligën Majore të bejsbollit modern. Ai nënshkruhet nga skuadra e Bruklin Doxhers, por përballet me racizmin gjatë gjithë kohës. Do ta përulë racizmi Xhekin, apo do ta bëjë hero?
"Kalëro si Vajzë": Biografia e Mishel Pejn fëmija e 10-të e familjes Pejn e cila u bë garuesja e parë femër që fitoi kupën e Melbournet në vitin 2015, garën më prestigjioze të kuajve në Australi.
U VENDOS VERSIONI HD! Tregon historinë e dhimbshme të një familjeje periferike, me personazhe të tipeve të ndryshme por që pas një humbjeje të madhe bëhen së bashku.
Dy shokë fëmijërie bëhen sportistë profesionistë të një sporti të quajtur
Bejsketboll, një përzierje midis bejsbollit dhe basketbollit dhe duhet të shmangin edhe ndikimin e një biznesmeni që kërkon të prishë ekipin dhe ëndrrën e tyre.
Një ngatërresë në autobus bën që Kori, një adoleshente e re e fiksuar pas shkencës, të përfundojë në akademinë e futbollit dhe të bashkohet me skuadrën e kampit për të fituar kampionatin dhe për të shpëtuar skuadrën e shoqeve të saj.