Bazuar në ngjarje të vërteta. (Filmi përmban skena të rënda vrasjesh dhe lakuriqësie)
Ngjarjet, në trillerin psikologjik zhvillohen në Hungarinë provinciale të viteve '60, kur një sërë vrasjesh të egra trondisin qytetin e vogël të Martfusë. Një vrasës psikotik vazhdon të vrasë gra të reja, ndërsa një i pafajshëm dënohet për një krim që nuk e ka kryer kurrë. Nën presionin e mbingarkesës sociale, politike dhe psikologjike të Hungarisë socialiste, shumë shpejt, të gjithë gjenden të mbërthyer pas kësaj drame së cilës nuk dinë ku t’ia gjejnë fundin...