Dy motra 14-vjeçare kanë kërcyer që të vogla. Duke nisur që 3 vjeç, kërcimi ka qenë pasioni i tyre i vetëm. E mbështesin njëra-tjetrën nëpër konkurse dhe prova edhe pse kërcejnë stile të ndryshme. Kur këngëtari i tyre i preferuar shpall një konkurs në internet për të gjetur grupin e kërcimit më unik për videoklipin e tij të ri, binjaket formojnë grupet e tyre për një shans për të fituar dhe përfshijnë edhe miqtë dhe familjen për t'i mbështetur me vota. Ndërkohë, rivalja dhe fqinja e tyre, kërcimtarja më e mirë (gjë që e di edhe ajo vetë) përdor sharmin dhe burimet e saj për të marrë kontrollin e konkursit.