Su Qi-Eri heq dorë nga jeta e tij si Gjeneral i shquar i Dinastisë Qing në mënyrë që të ndjekë ëndrrën e tij që të ketë një familje si dhe të hapë shkollën private të Arteve Marciale. Megjithatë ëndrra e tij shkatërrohet kur i vëllai i adoptuar Juan Li i rrëmben djalin dhe tenton ta vrasë Sunë. I shpëtuar nga gruaja e tij dhe nga doktoresha Ju, Suja perfeksionon teknikën e tij të luftimit në mënyrë që të kthehet dhe të shpëtojë djalin e tij. Gjatë kësaj kohe ai vuan nga vizione dhe mendon se po lufton me Zotin e Ushusë dhe Plakut të Urtë.