Policit legjendar, Billi Hikoku i egër, i jepet detyra që të zbusë qytetin më të egër të perëndimit. Ndërkohë, i vihet në provë fama si njeriu më i shpejtë me armët.
Ben Halli tërhiqet përsëri në jetën endacake me rishfaqjen e mikut të tij të vjetër Xhon Gilbert.
Pas riformimit të bandës, ata së shpejti bëhen burrat më të kërkuar në historinë australiane.
Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Nataniel Rid është tërhequr nga jeta e tij si një kriminel dhe jeton së bashku me gruan e tij duke e fituar bukën me ndershmëri, por ai do të vihet nën shënjestër nga një mareshal, i cili ka pasur një takim të mëparshëm me Natanielin.
Duke projektuar një mënyrë për të shpëtuar fermën e babait të tyre, vëllezërit Alvarez e gjejnë veten në një luftë me zotërit më të frikshëm të drogës në Meksiskë…
Në "pazaret" e viteve 1880 në perëndim, një baba duhet të largohet nga ferma e tij për në qytetin Dodge për të shpëtuar vajzën e tij nga një armik i vjetër, duke e vënë në provë reputacionin e tij si tërheqësi më i shpejtë i këmbëzës në ato vende.
Kur disa të jashtëligjshëm zaptojnë shtëpinë e e një familjeje fshatare, në dukje të pafajshme për të kaluar natën, një lojë e papritur kapi macja miun që çon në joshje ndërrim rolesh dhe hakmarrje.
Me ndihmën e një gjahtari shpërblimesh gjerman, një skllav i liruar, me ngjyrë, vihet në shpëtim të gruas së tij prej pronarit brutal të plantacioneve në Misisipi.
Një rojtar nga Teksasi po heton një seri vrasjesh të mistershme në një qytezë. Por atje ai jo vetëm zbulon të vërtetën per vrasjet, por takon dhe personin që i vrau të atin shumë vite më parë. Vendimet që do të marrë ai, do të ndikojnë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën e shumë njerëzve të tjerë.
Një njeri i zënë ngushtë financiarisht por një qytetar i moshuar krenar, pasi detyrohet të shesë fermën e familjes së tij, arrin të takohet me nipin dhe përfshihet me shpërndarës droge.
Në vitin 1920 në Kinë, një bandit arrin në një qytet të largët provincial duke u paraqitur si shefi i saj i ri, ku ai përballet kundër një fisniku tiranik.
Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin...
Në filmin The Hateful Eight, i vendosur gjashtë, tetë apo dymbëdhjetë vjet pas Luftës Civile, një karrocë poste ecën përmes peisazhit dimëror të Wyoming. Pasagjerët, gjahtari John Ruth dhe i arratisur tij Daisy Domergue garojnë në drejtim të qytetit të Red Rock ku Ruth, i njohur në këto anë si "Xhelati" do të vendosë Domerguen para drejtësisë.
Kejfër dhe Donald Sathërlend ndajnë ekranin në këtë film perëndimor për një armëmbajtës të zemëruar, i cili përpiqet të pajtohet me babain e tij të largët ndërkohë që komuniteti i tyre është i rrethuar nga marrës tokash të pashpirt.
Filmi i shkruar nga Tim Herlihy në bashkëpunim me Adam Sandler dhe drejtuar nga Frank Coraci, tregon historinë e Tommy "Thika e Bardhë" Stockburn, i cili merr një udhëtim me pesë vëllezërit e tij (që nuk e dinte se i kishte) për të shpëtuar babanë e jashtëligjshëm që ishte rrëmbyer...