Në ishullin polinezian francez të Tahitit, Komisari i Lartë i Republikës dhe qeveria franceze duhet të hetojnë disa thashetheme të vazhdueshme: praninë e një nëndetëse, prania fantazmë e së cilës mund të diktojë rikthimin e testimit bërthamor francez.
Një vargan i shpejtë që po transporton një ton me kanabis nga Malaga, në jug të Spanjës, ndërpritet pas një shkëmbim zjarri që rezulton në rrëmbimin e një turisteje.
Aleancat ndryshojnë kur një makinë e blinduar me një të burgosur mafioz shqiptar, i shpëton
një ushtrie mafioze duke u futur brenda një magazine, e cila po grabitet nga një bandë
franceze që vidhte laptopë, etj...
Pier Nimansi është një inspektor i cili duhet të hetojë një rast shumë të veçantë të një zinxhiri vrasjesh me elemente fetare teksa përballet dhe me rreziqet për apokalipsin.
Nga rreziku i humbjes së biznesit të tij, Anthoni Roca, një njeri i zakonshëm, zhvillon një mashtrim që do të bëhet grabitja e shekullit. Atij do i duhet të merret me tradhti, vrasje dhe shpagime.
Filmi 'Forcat Speciale' është një histori guximi, nderi dhe sakrifice. Një skuadër e forcave speciale franceze dërgohet në Afganistan, për të shpëtuar një gazetare të rrëmbyer nga talebanët. Edhe pse arrijnë ta shpëtojnë, ata ndodhen në zemër të territorit armik dhe dalja gjallë prej aty do të jetë një mision pothuajse i pamundur.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një pneumonologe që punon në një spital të Francës, vëren një lidhje midis vdekjeve të dyshimta dhe një ilaçi të aprovuar nga shteti, i përdorur për trajtimin e diabetit. Duke luftuar vetë kundër sistemit, Frashoni arrin të bëjë të ditur skandalin dhe të zbulojë të vërtetën.
Naima është 16 vjeç dhe jeton në Kanë. Ka zgjedhur verën për të vendosur se ç'do të bëjë me jetën e saj. Më pas, kushërira e saj Sofia, me stilin e saj joshës të jetesës, vjen për të kaluar pushimet me të.
E dëshpëruar sepse nuk po merr lajme për burrin e saj, i cili është arrestuar nga nazistët, një shkrimtare, pjesë e Rezistencës bëhet pjesë e një loje të rrezikshme psikologjike me një bashkëpunëtor nazist.