Dom Kob është një hajdut me aftësi të veçanta, më i miri në artin e rrezikshëm të ekstraktimit, vjedhjes së ideve të çmuara nga thellësia e subkoshiencës kur personi është në gjendjen e gjumit, kur mendja është më e cënueshme se kurrë. Aftësia e rrallë e Kobit e ka kthyer në një lojtar të lakmuar në botën tradhtare të spiunazhit në korporata, por gjithashtu e ka bërë një të arratisur ndërkombëtar dhe i ka kushtuar gjithçka që ai ka dashur ndonjëherë. Tani, Kobit i është ofruar një mundësi për shpengim. Një punë e fundit mund t’i kthejë mbrapa jetën e tij por vetëm nëse ai arrin të pamundurën: mbjelljen e një ideje.
Kur pas një vendimi të papërgjegjshëm dhe të pamenduar mirë, 16-vjeçarja Xhuno Mekgaf, mbetet shtatzënë me shokun e saj të ngushtë, ajo vendos t’ia jap fëmijën e saj për adoptim një çifti, që e gjeti në gazetën e qytetit. Peripecitë e saj të shtatzanisë e ndihmojnë të kuptoj më shumë në lidhje me dashurinë dhe të kujdesurit për një fëmijë.
E dëshpëruar për të hequr qafe fëmijën e saj të vogël, një shtëpiake prej Manhatan-it punëson një të panjohur për tu kujdesur për të dhe situata precipiton më keq se ç'mund ta imagjinojë.
Pesë studentë të mjekësisë, të obsesionuar nga ajo që qëndron përtej kufijve të jetës, fillojnë një eksperiment të guximshëm: duke ndaluar zemrat e tyre për periudha të shkurtra, secili prej tyre shkakton një përvojë afër vdekjes - duke u dhënë atyre një pamje të parë të jetës së përtejme.