Tre kriminelë profesionistë e gjejnë veten të bllokuar në një depo në përpjekje për t'u arritisur nga ligji dhe me një kërcënim edhe më të madh brenda.
Një vit e gjysmë pas shkatërrimit të qyteteve për shkak të një shpërthimi viral, një ish agjent FBI-je detyrohet të mbrojë një vajzë të re imune ndaj sëmundjes, prej një udhëheqësi të rrezikshëm bande që i është vënë pas asaj.
Një vrasëse me pagesë, futet në listën e zezë për t’u vrarë nga vetë organizata e saj, pasi vinte në diskutim urdhrat që merrte dhe kishte thyer protokollin.
Një ish ushtarak i dënuar dhe që është gati për t'u liruar, e gjen veten të bllokuar në një aeroplan me të burgosur, të cilët marrin kontrollin e aeroplanit.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.