Një lojtar kumari pranon të ruaj një çantë për një të njohur që po shkon në burg. Kur zbulon paratë në çantë, nuk mund t'i rezistojë dëshirës për t'i marrë.
Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
Disa dekada pasi nxënësi i tij e tradhton atë, një prodhues lodrash dikur i lumtur gjen shpresë të re kur mbesa e tij e talentuar shfaqet në pragun e tij.
Gomari Bo është mërzitur me jetën e tij monotone dhe dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Ai, bashkë me shokun e tij të ngushtë, pëllumbin Dejv, nisin një udhëtim aventuresk natën e lindjes së Krishtit. Ata të dy, delja Ruthi dhe tre devetë simpatike, do ta bëjnë këtë udhëtim, të paharrueshëm.
Dëshira për të qenë i famshëm dhe për të lënë gjurmën e tij në botën, bën që Rudi Rei Mur të mos dorëzohet asnjëherë dhe të provojë çdo fushë të artit. Ai formon një skuadër të pazakontë artistësh dhe realizon një film të çuditshëm për të tërhequr vëmendje e publikut, duke rrezikur gjithçka dhe duke u përkushtuar me mish dhe shpirt.
Kur një anëtar i një grupi të famshëm improvizimi të Nju Jorkut fiton një mundësi të madhe, pjesa tjetër e grupit, (miq të ngushtë), fillojnë të kuptojnë se jo të gjithë do t'ia dalin të jenë të suksesshëm.