Ndërsa vetë nënat e tyre shfaqen në mënyrë të papritur, tri nënat tona të nënvlerësuara dhe të mbingarkuara rebelohen kundër sfidave dhe pritjeve të super-ngjarjes për to: Krishtlindjet.
Një nënë ndihmon vajzën e saj t'ia dalë gjatë katër ditëve vendimtare të shërimit nga abuzimi me substancat.
Si rezultat i një dëshire fëmijnore, arushi me pellush i Xhon Bennet, Ted, merr jetë dhe do të jetë shoku i tij më i ngushtë gjatë gjithë jetës së tij. Por shoqëria e tyre vihet në provë, kur e dashura e Xhonit i kërkon që të zgjedhë midis arushit dhe asaj. Ky film është cilësuar si një nga komeditë më të bukura të të gjitha kohërave.
Historitë e dashurisë së tre çifteve në tre qytete të ndryshme: Romë, Paris dhe Nju Jork.
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Kur tre mama të mbingarkuara dhe të nënvlerësuar arrijnë limitin e durimit te tyre, ato heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre tradicionale për një harbim të tej zgjatur lirie, qefi dhe vetë-kënaqjeje komike.
Piteri i shkatërruar, merr pushime për të suportuar ndarjen nga e dashura e tij, Sara, e cila është një yll televizioni. Por pa dijeninë e tij, Sara po udhëton për në të njëjtin vend së bashku me të dashurin e saj të ri. Shikoni filmin se çfarë ndodh!
Për të zgjidhur një seri vrasjesh të pazgjidhura në Nju Jork, një polic familja e të cilit është masakruar si pjesë e një kospiracioni, bashkon forcat me një vrasëse e cila kërkon të hakmarrë vrasjen e motrës...
Duke u munduar të shmangin komeditë romantike të Hollivudit, Dylan dhe Jamie zbulojnë se po ti shtosh shoqërisë aktin e seksit, gjërat bëhen më të ndërlikuara.
Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.