Dikur ka qenë burimi i jetës, i dritës dhe i ngrohtësisë. Por tani dielli e ka kthyer të gjithë botën në një shkretëtirë të nxehtë dhe shterpe. Pyjet janë të përvëluar. Kockat e kafshëve dergjen nëpër rrugë. Akoma dhe netët janë të shndritshme. Maria, motra e saj e vogël Liona dhe Filipi po shkojnë drejt maleve me një makinë të mbuluar. Thashethemet thonë se ka ende ujë që po rrjedh atje. Gjatë rrugës, ata përballen me Tomin, një mekanik që bëhet i domosdoshëm. Por a mund t’i zënë besë atij? Tensioni rritet në këtë grup të vogël. Sikur mos të mjaftonte kjo, ata tërhiqen në një pritë. Aty fillon beteja e tyre e vërtetë për mbijetesë...