Pasi doli i pakënaqur nga testamenti i të atit Çarli vendos të zbulojë se kush ka qenë përfituesi i trashgimisë në mënyrë që të përfitojë gjysmën e tij. Por ajo që fiton në fund është edhe më shumë se vlera monetare që pretendonte.
Profesori Kim, një gjeolog marine, kupton rrezikun e një mega-cunami që po i drejtohet Haeundaes, një vend turistik i
njohur në bregun jugor të Koresë. Ai përpiqet dëshpërimisht të lajmërojë autoritetet dhe pushuesit të cilët nuk janë
në dijeni të forcës shkatërrimtare natyrore që po vjen drejt tyre.
Charlotte nuk ka pasur shumë fat në dashuri deri sa ajo takon burrin e ëndrrave të saj Kevinin. Gjithçka duket se po shkon me së miri pasi ata vendosin të martohen por në mes do të hyje e ëma e Kevinit e cila do të bëjë gjithçka për ta prishur dashurinë ndërmjet tyre.
Ikona e filmave aksion të Hong kongut Michelle Yeoh luan së bashku me yllin amerikan të aksionit Vin Diesel në këtë thrilet fantastiko-shkencor që tregon për një murgeshë që ka për detyrë të kujdeset për një vajzë të re e cila mund të jetë mbartëse e një virusi vdekjeprurës. Një veteran i kthyer në mercenar (Vin Diesel) bie dakort ta shoqërojë vajzën nga Rusia në Amerikë, duke mos e ditur që ajo është streha e një organizmi që një kult do ta kthejë në një Profet të modifikuar gjenetikisht.
Një luftëtar i plakur tashmë, ish kampion i MMA, detyrohet të përfshihet në qarkun ndeshjeve të jashtëligjshme për të shpëtuar të dashurën e tij që rrëmbehet nga kreu i një karteli meksikan...
Një veteran afrikano jugor i luftës së Boerit sapo ka imgruar në Zelandën e Re dhe punësohet për të gjurmuar një njeri të akuzuar për vrasjen e një ushtari...
Një burrë korean ngec në Kolumbus të Indianës ku babai i tij ndodhet në koma. Atje njihet me një vajzë e cila kujdeset për mamanë, një ish-e varur nga droga, në vend që të shkojë pas ëndrrave të saj...
Filmi Lindja e Dragoit është një rikthim modern i filmit klasik të Brus Lisë dhe rolin që ka luajtur në San Francisko në vitet '60. I frymëzuar nga beteja epike mes Brus Lisë dhe mjeshtrit të Kung Fusë Uong Xhek Man, beteja që i dha jetë një legjende.
Kur studenti Xheik Lo bëhet dëshmitar i një vrasjeje, e gjen veten ndërmjet dy bosash droge. Atë e tradhtojnë dhe i ngrenë kurth agjentët e policisë që e mbronin dhe i vetmi person që mund të ketë besim është Rajani, një polic në Çikago. Për të pastruar emrin e tij Xheik bie dakord të ndihmojë Rajanin për të mposhtur bosat e drogës.
Një vajzë e re rritet në një familje jo si gjithë të tjerat, një familje nomade ku e ëma është një artiste dhe i ati një pijanec i cili i mbushte fëmijët e tij me iluzione si një mënyrë për ti shpërqendruar nga varfëria e tejskajshme.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ! KA SKENA TË FORTA EROTIKE! Nomi, një vajzë e re, arrin në Las Vegas për t'u bërë kërcimtare dhe me vështirësi gjatë rrugës arrin të bëhet ndër velinat më të mira...
Ditë pas ndodhisë së parë në qarkun Poho, një skuadër basketbolli, sulmohet nga “Kthetra”, krijesa mishngrënëse. Në ditën e 23-të të terrorit, krijesa, s’do të ndalet para asgjëje...
Në 2020 Elias Van Dorne, drejtori i industrisë VA, kompania më e madhe robotike, prezanton shpikjet e tij më të madhe: Kronos. Një super kompjuter me inteligjencë artificiale i programuar për t'i dhënë fund luftërave në mbarë botën.
Iris, një grua e re e një bankieri, zhduket në Paris. Një mekanik i mbytur në borxhe mund të jetë i përfshirë në këtë lidhje të cuditshme. Një mister shumë i vështirë për policinë.
Pasi familja e tij rrëmbehet gjatë një udhëtimi në Spanjë, një i ri, tregtar në Wall Street, konfrontohet me disa agjentë të Cia-s për gjetjen e një valixheje misterioze, e cila do shpëtonte familjen e tij.
Pas vdekjes së mamasë së saj dhe një serie ngjarjesh jo të mira, e reja Ingrid Thorbërn arratiset nga jeta e mëparshme
duke u shpërngulur në perëndim për t'u miqësuar mr fiksimin e saj në Instagram, një vajzë popullore nga Los Anxhelosi e
quajtur Tejlor Sloejn. Pasi një lidhje e shpejtë formohet midis të dyjave, fasada fillon të kriset duke rezultuar në probleme të tjera.
Nëpërmjet këtij filmi, vjen historia e Xhejkut, një i ri që sapo është liruar nga burgu. Pas dënimit për kryerjen e një krimi të dhunshëm kur ishte fëmijë, Xhejku përpiqet të ambjentohet me jetën e përditshme, por e shkuara, e ndjek kudo…
Një detektiv i cili mund të hyjë në mendjet e njerëzve, duhet të përcaktojë nëse një adoleshente është një psikopate e aftë për vrasje apo thjeshtë viktimë e traumës.
Një familje Amerikane e gjejnë veten në mes të një trazire në shtëpinë e tyre të re. Ata përpiqen të gjejnë shpëtim në një vend ku të huajt i pret vetëm ekzekutimi.
Kur komplotet e romaneve imagjinare të spiunazhit të autores së vetmuar Elly Conway fillojnë të pasqyrojnë veprimet e fshehta të një organizate spiune të jetës reale, mbrëmjet e qeta në shtëpi bëhen një gjë e së kaluarës. E shoqëruar nga macja e saj Alfie dhe Aiden, një spiun alergjik ndaj maceve, Elly vrapon nëpër botë për të qëndruar një hap përpara vrasësve ndërsa linja midis botës imagjinare të Conway dhe asaj reale fillon të mjegullohet.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
Po po përgatitet për t'u bërë udhëheqësi shpirtëror i Luginës së tij të Paqes, por gjithashtu ka nevojë për dikë që të zërë vendin e tij si Luftëtari i Dragoit. Si i tillë, ai do të trajnojë një praktikues të ri kung fu për vendin dhe do të ndeshet me një horr të quajtur Kameleon, i cili sjell në mendje zuzarët nga e kaluara.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa bashkohet me Chani-n dhe Fremen-in, ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, Pali përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Pas përballjes së tyre shpërthyese, Godzilla dhe Kong duhet të ribashkohen kundër një kërcënimi kolosal të pazbuluar të fshehur brenda botës sonë, duke sfiduar vetë ekzistencën e tyre – dhe tonën.