Familja Manxoni, nga një fis i mafies famëkeqe, shpërngulet në Normandi, Francë nën programin e mbrojtjes së dëshmitarit, ku përshtatja kthehet në sfidë duke mposhtur zakonet e tyre të vjetra.
Një burrë kthehet nga puna dhe gjen gruan e tij duke e tradhëtuar me një mashkull tjetër. Ai mban peng atë dhe dashnorin e saj të poshtëruar ndërkohë që mendohet nëse do t'i vrasë apo jo. Historia, e bazuar në ngjarje të vërteta ndodh në Nju Orlins, në një ditë shumë të nxehtë.
Kur vajza e një kongresmeni amerikan po kalonte në një qytet të vogël të Misisipit, ajo vritet në një vrasje të trefishtë. Një skuadër e FBI-së vjen për të hetuar. Lideri i skuadrës lufton me djajtë e së shkuarës dhe të tashmes së tij.
Pasi ka humbur kujtesën, një djalë i ri që përpiqet të zbulojë identitetin e tij, është rrëmbyer nga krimi i organizuar dhe është shndërruar në një vrasës të pamëshirshëm...
Një familje prej katër vetash izolohet në shtëpi kur një grip i rrezikshëm shfaqet në qytet dhe ato detyrohen të bëjnë gjëra ekstreme për të mbijetuar.
Tom Nikersoni i moshuar kujton se si në vitin 1819 doli në det si djalë kabine në anijen e gjuetisë së balenave "Eseks", duke lënë Nantuketin. Kapiteni i tij Xhorxh Polard e mori përzemër duke qenë se gjente ngjashmëri me të nga historitë e gjyshit të tij. Në një ditë të stuhishme, kur ushqimet e tyre ishin pakësuar, shpresa e tyre u rrit nga kapja e një balene. Dy muaj më vonë, një balenë tjetër u shfaq dhe e fundosi anijen, gjw që Tomi mendonte se ishte akt hakmarrjeje. Më pas, ekuipazhi përpiqet me çdo kusht të gjejë një mënyrë për të mbijetuar në det të hapur.
Jin Kazama dëshmon vdekjen e nënë së tij nga Tekeni në lagjen e varfër të njohur si Anvil. Pasi zbulon identitetin e Tekenit ai vendos të hakmerret për vdekjen e nënës...
7 miq të ngushtë takohen për një darkë së bashku. Kur ata vendosin të ndajnë mes tyre se çfarë mesazhesh apo telefonatash marrin, fillojnë të zbulohesh shumë sekrete dhe shumë ekuilibra prishen.
Enzo, një hajdut i vetmuar dhe mizantrop, përdor fuqitë e fituara pasi u rrëzua në lumin Tiber për të ndjekur një bandit të çmendur të quajtur "Cigani".
Të tronditur nga pushimi i papritur nga puna, një çift nga Manhatani shikon për mundësi të tjera jetese dhe në fund vendosin të jetojnë në një komunë rurale ku mbizotëron dashuria e lirë...
Një plan për vjedhje merr një tjetër drejtim drejt rekrutimit në forcat e policisë për dy miqtë e rinj. Gabimisht hynë në stacionin e policisë në vend të dyqanit që do vidhnin. Nga aty nis aventura e tyre si policë. Duke patrulluar rrugët e Majemit, bëhen pjesë e një hetimi për vrasje edhe të shumë aventurave të tjera.
Kur nëna e dy vajzave sëmuret, familja zhvendoset në një shtëpi të re për të qenë më afër sajë. Aty fillojn aventurat e dy vajzave me shpirtrat e pyjeve të mrrekullueshëm.
Një natë para se të diplomohen nga gjimnazi, Xhesi dhe miqtë e saj përdorin një aplikacion në celular për të gjetur celularin e saj që gjendet në një shtëpi ku banojnë psikopatë.
Kur komplotet e romaneve imagjinare të spiunazhit të autores së vetmuar Elly Conway fillojnë të pasqyrojnë veprimet e fshehta të një organizate spiune të jetës reale, mbrëmjet e qeta në shtëpi bëhen një gjë e së kaluarës. E shoqëruar nga macja e saj Alfie dhe Aiden, një spiun alergjik ndaj maceve, Elly vrapon nëpër botë për të qëndruar një hap përpara vrasësve ndërsa linja midis botës imagjinare të Conway dhe asaj reale fillon të mjegullohet.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
Po po përgatitet për t'u bërë udhëheqësi shpirtëror i Luginës së tij të Paqes, por gjithashtu ka nevojë për dikë që të zërë vendin e tij si Luftëtari i Dragoit. Si i tillë, ai do të trajnojë një praktikues të ri kung fu për vendin dhe do të ndeshet me një horr të quajtur Kameleon, i cili sjell në mendje zuzarët nga e kaluara.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa bashkohet me Chani-n dhe Fremen-in, ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, Pali përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Pas përballjes së tyre shpërthyese, Godzilla dhe Kong duhet të ribashkohen kundër një kërcënimi kolosal të pazbuluar të fshehur brenda botës sonë, duke sfiduar vetë ekzistencën e tyre – dhe tonën.