Nje kercimtar i ri nga Zelanda e Re prish mardhenien me babain dhe miqte e tij per t;iu bashkuar grupit te idhullit te tij. I zhgenjyer nga K-crew ai formon grupin e tij dhe sfidon kampionet ne finale.
Kur ylli i filmave aksion nga Peruja dhe talenti më i ri nga Xhordan ndiqen nga disa bastvënës me nam, dy detektiv privat janë të detyruar të zgjedhin mes punës dhe koishencës së tyre.
Boksieri i Bashkimit Sovjetik, Ivan Drago, vjen në Amerikë për t'u bërë pjesë e boksit profesionist të peshave të rënda. Në ndeshjen e parë miqësore ai vret Apollo Kridin. Roki kërkon të marrë hak për mikun e tij dhe pranon të shkojë në Rusi për t'u ndeshur me të. A do mundet Roki të fitojë kundra njeriut të hekurt?
Pasi fiton titullin Kampion i botës për peshat e rënda, Rokit i duhet të ndeshet me një kundërshtar të pamëshirshëm por këtë herë ka mbështetjen e ish-Kampionit botëror Apollo Krid.
Një grua joshëse kthehet tek qyteti i saj i vogël në Australinë rurale ... Me makinën e saj të rrobaqepësise dhe stilin e saj modern, ajo shndërron gratë dhe arrinë të hakmerret 'ëmbël' me ata që i bënë keq.
Një ekonomiste banke e cila sakrifikon një grua të moshuar për t'u ngritur në detyrë, e gjen veten të mallkuar nga Lamia. Për t'i shpëtuar këtij mallkimi dhe forcave te errëta ajo bën gjithçka, madje dhe gjëra që mendonte se nuk do t'i bënte kurrë.
Roki edhe pasi terhiqet nga boksi zyrtar pas ndeshjes se pare me Apollon, ne kushte te veshtira ekonimike dhe per te mbrojtur nderin e tij zbret edhe njehere ne ring perball Apollos.
Roki Balboa,një boksier me kohë të pjesshme,merr një mundësi shumë të rrallë për t'u ndeshur me kampionin e peshave të rënda,Apollo Krid,në një ndeshje në të cilën ai synon t'i shkojë deri në fund për respekt ndaj vetes.
Një detektiv i dëmtuar vrasjesh duhet të ndalojë babain e lënduar që të lëshojë një "virus robotik" që ai beson se do shkatërrojë celulat terroriste që vranë djalin e tij,por për një kosto të paimagjinueshme.
Jafar Panahi është përjashtuar së bëri filma nga qeveria Iraniane, kështu që ai luan rolin e një shoferi
taksie, dhe realizon një film për problemet sociale në Iran.
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Katër ekspertë të botës së financës parashikojnë krizën financiare të kredive dhe të banesave në mes të viteve 2000 dhe vendosin ti shpallin luftë bankave të mëdha për lakminë dhe mungesën e largpamësisë.
"NË ZEMËR TË DETIT", bazuar në ngjarjen e vitit 1820, ku një ngjarje e pabesueshme ndodhi: një anije gjuetare balenash u sulmua nga një balenë gjigande me përmasat dhe forcën e një mamuthi, duke e lënë ekuipazhin e anijes 90 ditë në det, mijëra kilometra larg shtëpisë.
Kejfër dhe Donald Sathërlend ndajnë ekranin në këtë film perëndimor për një armëmbajtës të zemëruar, i cili përpiqet të pajtohet me babain e tij të largët ndërkohë që komuniteti i tyre është i rrethuar nga marrës tokash të pashpirt.
Pumpkin e Honey Bunny vendosin të grabisin tavolinën në të cilën po hanin. Vinsent e Jules janë dy gangësterë që duhet të kryjnë një punë. Vinsent është i shqetësuar sepse duhet t’i bëjë shoqëri Mias, gruas së droguar të shefit të tij. Butch një boksier në shërbim të Marselusit, nuk e zbatoi urdhërin e shefit për të humbur në një ndeshje të tij. Vinsent dhe Jules janë në apartamentin që ishin në fillim, vranë dy banditë dhe mbajnë nën shënjestër një të tretë.
E thënë nga perspektiva e Igor, ne shohim origjinën errët të asistentit të ri, miqësinë e tij shpenguese me studentin i ri të mjekësi Viktor Von Frankenstain, dhe ata bëhen dëshmitarë të shfaqjes së si Frankenstain u bë njeriu dhe legjenda që ne njohim sot.
Një çift të rinjsh që jetojnë në periferi të Konektikatit gjatë mesit të viteve '50, luftojnë për t'u përballur me problemet e tyre personale, teksa përpiqen të rrisin dy fëmijët e tyre.
Kur komplotet e romaneve imagjinare të spiunazhit të autores së vetmuar Elly Conway fillojnë të pasqyrojnë veprimet e fshehta të një organizate spiune të jetës reale, mbrëmjet e qeta në shtëpi bëhen një gjë e së kaluarës. E shoqëruar nga macja e saj Alfie dhe Aiden, një spiun alergjik ndaj maceve, Elly vrapon nëpër botë për të qëndruar një hap përpara vrasësve ndërsa linja midis botës imagjinare të Conway dhe asaj reale fillon të mjegullohet.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
Po po përgatitet për t'u bërë udhëheqësi shpirtëror i Luginës së tij të Paqes, por gjithashtu ka nevojë për dikë që të zërë vendin e tij si Luftëtari i Dragoit. Si i tillë, ai do të trajnojë një praktikues të ri kung fu për vendin dhe do të ndeshet me një horr të quajtur Kameleon, i cili sjell në mendje zuzarët nga e kaluara.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa bashkohet me Chani-n dhe Fremen-in, ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, Pali përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Pas përballjes së tyre shpërthyese, Godzilla dhe Kong duhet të ribashkohen kundër një kërcënimi kolosal të pazbuluar të fshehur brenda botës sonë, duke sfiduar vetë ekzistencën e tyre – dhe tonën.