Roni Selimes i ndodhur në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit të tij, habitet kur sheh Sokolin “armikun” e tij të përbetuar që i vjen t'i ofrojë ndihmë duke i thënë se i kishte gjetur personat përgjegjës që qëndronin pas atentatit të bërë ndaj tyre 3 vite më parë. Duke lënë pas inatet e së shkuarës Roni vendos të braktisë jetën prej endacaku që kishte zgjedhur të bënte dhe pranon të bashkëpunojë me Sokolin. Në këtë rrugëtim të tyre do u duhet të përballen me shumë pabesira e intriga nga miqtë e tyre por veç kësaj ende nuk dihen qëllimet e Sokolit, pasi Ronit do i duhet të përballet me një të vërtetë e cila do t'i ndryshojë komplet jetën. Nga ana tjetër kemi Elonën një femër gjakftohtë, e vendosur dhe me qëllime të qarta për hakmarrje, e cila thur vazhdimisht plane e intriga për të realizuar qëllimet e saj. Kë dëshiron Elona të eliminojë me patjetër dhe a do arrijë ajo t'i përmbushë planet e saj.