Nxënësi i pashoqërueshëm Otis mbase s'ka shumë eksperiencë në fushën e dashurisë,
por ai mëson shumë gjëra në fushën seksuale si pasojë e bashkëjetesës me nënën e tij Jean,
e cila është terapiste seksi.
I rrethuar nga manualë, video dhe biseda të hapura rreth seksit, Otis shumë shpejt bëhet ekspert i fushës.
Pasi shokët e marrin vesh, ai përpiqet të rrisë statusin në shkollë dhe bashkë me vajzën rebele Maeve,
krijojnë një klinikë këshilluese rreth seksit për shokët e klasës.
Por ndoshta Otisi ka vetë nevojë për ndonjë seancë...