Në këtë film tregohet historia e vërtetë e Herman Bun, një afro-Amerikan i cili është emëruar si trajner i ri në skuadrën e një shkolle të mesme. Skuadra luan për herë të parë si një skuadër e integruar racore.
Një përleshje shpërtheu afër fundit të një loje midis Indiana Pacers-ave
dhe Detroit Pistons-ve më 19-të nëntor 2004.
Gati 17-të vjet më vonë, ne rishqyrtojmë atë natë dhe të gjitha pasojat që erdhën prej saj.
Mauris Flitkroft, një ëndërrimtar dhe optimist i paepur, arriti të hynte në Kualifikimet e Kampionatit të Hapur Britanik të Golfit në 1976 dhe më pas shënoi raundin më të keq në historinë e Turneut, duke u bërë një hero populli.
Djali i emigrantëve nga Ballkani Zlatan Ibrahimovic, i lindur në Suedi, bëhet, pas një fëmijërie të vështirë, një kampion suedez i futbollit prej disa dekadash.
Peter La Fleur është një trajner thjeshtë palestre por palestra e ti është gjithçka pë të. Ai kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe është gat ta humbasë palestrën.A do të mundet ai ta shpëtoje ? Nesë po, si ?
Kur vëllai i saj vendos të largohet për disa javë, Viola shkon në shkollën e tij elitare të konviktit, e maskuar si ai, dhe vazhdon të bjeri në dashuri me futbollistin yll të shkollës së tij dhe mëson se ajo nuk është e vetmja me telashe romantike.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Herri Haft është një boksier që ndeshet kundra patriotëve të tij në kampet e përqëndrimit. I përndjekur nga kujtimet e dhimbshme, ai mundohet ta përdorë boksin si mënyrën për të bërë jehonën e duhur për t'u kthyer tek dashuria e tij.
Pas fitores së Super Bowl, trajneri përballet me akuza të ndryshme, ku dhe pezullohet nga detyra. Ai gjen nje ekip fëmijësh me dëshirën për të luajtur futboll, por pa asnjë fitore. Për t'u afruar dhe me djalin e tij, Sean merr përsipër të trajnojë fëmijët për të fituar kampionatin, ku përveç se ti stërvitë I duhet t'i motivojë.
Historia e kampionit të boksit të paraluftës Tadeusz "Teddy" Pietrzykowski, i cili në vitin 1940 mbërrin me transportin e parë të të burgosurve në kampin e përqendrimit të sapokrijuar të Aushvicit.
Ndiqni historinë e qendërmbrojtësit elitar, i cili bojkoton ndeshjen më të madhe të vitit, në mënyrë që të luftojë për kompensim të të drejtave, barazi dhe respekt për studentët-sportistë.
Gjatë vitit të tyre të fundit në një universitet sportiv në 1999, jeta e një grupi miqsh dhe shokësh të të njëjtiti ekip ndryshon përgjithmonë kur një veteriner ushtrie merr përsipër të bëhet trajneri i ekipit të tyre jofunksional të kanotazhit.
Historia e vërtetë e udhëtimit për jetë a vdekje të talentit adoleshent të futbollit Martin Bengtsson përmes një industrie moderne të futbollit, ku gjithçka dhe të gjithë e kanë një çmim.
Një ish-yll basketbollit lufton me problemet e tij mendore teksa endet rrugëve të Detroitit me një djalosh të ri, në kërkim të unazës së humbur të kampionatit të shkollës së mesme.
Një basketbollist i talentuar aziatik që jeton në Nju Jork, ëndërron që një ditë të luajë në NBA. Ndërsa prindërit e tij i bëjnë presion të përqendrohet në fitimin e një burse për një kolegj elitar, Bugi duhet të gjejë rrugën e tij mes të dashurës, shkollës, kundërshtarëve në fushën e lojës dhe pritshmërive për të ardhmen.