Një mashtrim për gjueti monedhash àri bashkon dy burra(Biondi dhe Tuko) në një aleancë të vështirë kundër një të treti(Sy Engjëlli), në garë për të gjetur një thesar të varrosur në një varrezë të largët. Të ashtuquajturit Biondi dhe Tuko janë ortakë të vjetër që përgjatë historisë plot peripeci provojnë nga njëri-tjetri edhe tradhëtinë, edhe hakmarrjen, edhe shpëtimin e jetës dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shtënë në dorë àrin. Ata detyrohen të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin, pasi secili prej tyre di vetëm gjysmën e sekretit,Tuko di emrin e varrezës e Biondi emrin e varrit dhe pa ndihmën e njëri-tjetrit nuk do të mund t'ia dilnin kurrë mbanë. Por, a do të jenë të gatshëm ata ta ndajnë thesarin me njëri-tjetrin?