Djaloshi D'Artanjan shkon në Paris në një kohë turbullirash me shpresën për tu bërë Musketier dhe rastësisht njihet me Tre Musketierët që do bëhen shokë besnikë të tij. Mirëpo, ngatërrimi i një prej shokëve në vrasjen e një gruaje të panjohur, i detyron të gjithë të kërkojnë të vërtetën, duke zbuluar edhe komplotet që janë planifikuar kundra mbretit dhe mbretëreshës së Francës, të cilët shpëtojnë falë besnikërisë së Musketierëve.