Katerina Uelldon, piktore portretesh nga Bruklini i 1890-ës, shkon në Dakota për të pikturuar portretin e Siting Bullit dhe ngatërrohet në problemin e njerëzve të Lakotës mbi të drejtën e tokës së tyre.
Teksa qytetarët e Dedvudit mblidhen për të festuar pranimin e Dakotës së Jugut si shtet in 1989-ën, pronari i sallonit Al Sverengen ka mosmarrëveshje me sherifin Set Bullok.
Në kërkim të një jete më të mirë, një punonjës i hekurudhës e gjen veten në anën e gabuar të një grupi ligjvënësish të korruptuar. Ndërkohë që marshalli përpiqet të kontrollojë qytetin e tij, një tragjedi e detyron atë të vendosë midis drejtësisë dhe familjes.
Një burrë misterioz lidhet me një djalosh prej tregimeve të vjetra të Perëndimit. E kaluara dhe e tashmja përplasen kur shfaqet një avokat i cili kërkon arin e humbur shumë kohë më parë.
Legjendat bëhen të vërteta, kur një stuhi e fortë elektrike, kthen në jetë një grup të rrezikshëm njerëzish ujqër, që fillojnë të terrorizojnë qytetin e Temple Uellsit. Sherifi dhe banorët bashkëpunojnë me një luftëtarë të vjetër që të mposhtin përbindëshat që po sulmojnë qytetin.
Në shekullin e 19-të, një masakër brutale dhe vrasja e Sulltan Hamzait nga kapiten Van Trahu dhe ushtarët holandezë, e detyrojnë Aranën, të marrë me vete djemtë e mitur të sulltanit, Xhamarin e Suvon dhe të largohen. 20 vjet më pas, Arana u thotë djemve se është koha për t'u kthyer në atdhe, që të hakmerren për vdekjen e babait të tyre...
I moshuar, i sëmurë dhe në pamundësi për t'u pajtuar me atë që ka qenë dhe me atë që është bërë, Flini është i vendosur të ndërrojë jetë i mbushur me lavdi.
Drejtësia e më të dobëtëve: Një njeri misterioz shfaqet nga pyjet argjentinase për të ndihmuar një fermer të varfër dhe vajzën e tij, të cilët kërcënohen nga një bandë mercenarësh të punësuar për t'i detyruar ata të shesin tokën e tyre dhe për t'i marrë pronën.
Një varrmihës irlandez përfiton kur disa kriminelë pushtojnë një qytet paqësor amerikan. Por familja e tij fillon e kërcënohet, teksa numri i të vdekurve vazhdon e rritet.
Një i porsaardhur nga Filadelfia, dy kumarxhinj të papërshtatshëm dhe një predikues vdekjeprurës, janë të destinuar për t'u takuar në një qytet të quajtur Big Kill.
Në 1957 arkeologu i spikatur "Indiana" Xhons thirret në aksion dhe bie në kurthin e një komploti sovjetik për të zbuluar një thesar të lashtë të fshehur mijëra vite para në Amazonë, i njohur dhe si sekreti i kafkës së kristaltë.
Në vitin 1938 profesori Henri Xhons, zhduket duke kërkuar Kupën e Shenjtë. Djali i tij, Indjana Xhons e gjen veten duke ndaluar nazistët e Hitlerit nga marrja e Kupës dhe pushtimi i botës.
Indiana Xhons, një arkeolog i famshëm, mbërrin
në Indi e cila është ende pjesë e Perandorisë Britanike,
Atij i kërkohet të gjejë një gurë të çmuar. Ai do të ndeshet
me një kult sekret ku praktikohen sakrificat njerëzore ne katakombe.
Indiana Jones and the Raiders of the Lost Ark : Në 1936, arkeologu dhe aventurieri Indiana Xhons u punësua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
për të gjetur Arkën e Marrëveshjes përpara se nazisti Adolf Hitler të merrte vesh mbi fuqitë e saj të mbinatyrshme.
Një hajdut dhe banda e tij përpiqen të fshehin 250 kilogramë shufra ari në një shpellë të shkretuar. Por ndërhyrja e një shkrimtari dhe e dy policëve vënë në provë aleancat e vërteta.
Ngjarjet zhvillohen në Oregon, në vitin 1850, ku dyshja e vrasësve, vëllezërit Sisters, vihen në kërkim të një kimisti, i cili kishte shpikur formulën për të gjetur arin e fshehur në lumë.