Jeta e qetë e një të moshuari kthehet përmbys kur në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij rrëzohet një UFO. Ndërkohë që miqësohet me jashtëtokësorin e mistershëm, gjërat filojnë të ndërlikohen kur fqinjët e tij e zbulojnë dhe qeveria kërkon të ndërhyjë.
Në vitin 1973, një asistent i ri galerie shkon në një aventurë të egër prapa skenave ndërsa ndihmon gjeniun e moshuar Salvador Dali të përgatitet për një shfaqje të madhe në New York.
Një djalosh në moshën e para adoleshencës, gjeni shahu, inkurajohet që të tregohet i ashpër me veten, me qëllim që të bëhet kampion si i famshmi, por i papëlqyeshëmi, Bobi Fisher.
Toka është e pushtuar nga robotët. Të mbijetuarit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe duhet të vendosin impiante elektronike, duke rrezikuar vdekjen nëse kapen nga robotët jashtë shtëpisë së tyre.
Një pasanik që merret me pasuri të patundshme dhe që lëngon nga një sëmundje vdekjeprurëse transferon vetëdijen e tij në një trup të ri e të shëndosh, ama shpejt merr vesh se as procedura e as kompania që i ka kryer procesin nuk janë ashtu siç duken.
Një përkthyes librash i kërkon ndihmë një shkrimtari që jeton në një ishull të izoluar për shkrimin e një libri. Situata fillon të ndërlikohet kur sekrete të errëta fillojnë të dalin në pah.
Një toger policie, skuadra e tij dhe një vigjilent përfshihen në një skemë të rrezikshme me një burrë me probleme, i arrestuar kohët e fundit, i cili lidhet me rrëmbimet e femrave ndër vite.
Duke u birësuar nga rrugët e Nasafit nga Mbreti Sharaman i Persisë, i riu Dastan rrite midis mbretërve dhe shumë shpejt fiton vendin e tij si luftëtar i madhe dhe princ. Por kur një spiun dërgon fjalë se Qyteti i Shenjtë i Alamutit po furnizon me armë armiqtë e Persisë, vëllai adoptues i Dastanit, Tasi, urdhëron pushtimin e qytetit të shenjtë dhe ndërsa qyteti është duke rënë Dastani përballet me Princeshën e bukur Tamina. Kur Mbreti Sharaman vdes nën rrethana misterioze dhe Dastani akuzohet për vrasjen e tij, ai arratiset me princeshën në një mision për të pastruar emrin. Duke mësuar nga Tamina motivet e vërteta të pushtimit të Alamutit, Dastani duhet të niset në një kërkim të rrezikshëm për të ndaluar komplotin e një tradhtari të lig duke patur në zotërim një armë mistike që kontrollon vetë strukturën e kohës.
Udhëheqësi sfidues Moisiu ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses, duke vendosur 600.000 skllevër në një udhëtim monumental të ikjes nga Egjipti për t'i dhënë fund ciklit të tmerrshëm të vuajtjeve dhe mjerimit të tyre.
Një adaptim i rrëfenjës klasike të Dikensit, ku një djalë jetim njihet me një hajdut xhepash në rrugët e Londrës. Nga atje, ai hyn në një jetimore ku djemtë janë stëvitur për të vjedhur për mjeshtrin e tyre.
Teksa Perandoria Romake shkatërrohet, Romulus Augustusi i ri largohet nga qyteti dhe drejtohet për në Britani për të gjetur mbështetësit e tij të fundit.
Këlyshi njerëzor, Mogli largohet nga xhungla pas një këcënimi nga tigri Shir Kan. I shoqëruar nga pantera Bagira dhe ariu Balu, Mogli nis një udhëtim të zbulimit të vetvetes edhe pse ai përballet me krijesa që nuk kanë interesa të përbashkëta.
Një djalë gjendet papritur i përfshirë në mes të një grindje mes dy bandave kriminale më të rëndësishme të Nju Jorkut të cilat kanë shefa Rabinin dhe Bosin dhe ai vëzhgohet vazhdimisht nga detektivi Brikovski dhe vrasësi Gudkat. Për të dalë nga kjo situatë e vështirë ai ka hartuar një plan të përsosur...
Sipas legjendës, një djalë i ri jetim përpiqet të shpëtojë miqtë e tij "Kutitë", nga një shfarosje. Ata janë përbindësha të papastër që zvarriten natën nëpër kanalizime për të vjedhur nga banorët e qytetit. Kjo është ajo që besojnë të gjithë, por në realitet "Kutitë" janë krijesa të çuditshme dhe të dashura që jetojnë nën tokë...
Në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oskar Schindler gradualisht fillon të shqetësohet për fuqinë punëtore të tij çifute, pasi përjeton persekutimet e tyre nga nazistët. Ky film mban vendin e 7-të në rënditjen botërore të filmave më të mirë! Fituesi i 7-të çmimeve Oskar dhe i 70 çmimeve të tjera.