Shekspiri djalosh detyrohet të vërë në skenë komedinë e tij të fundit, "Romeo dhe Ethel, "vajza e piratit", ku një fisnike e bukur merr pjesë në audicionet për një rol, pastaj ajo bie në dashuri. Dhe ndërsa marrëdhënia që ajo krijon përparon, komedia e Shekspirit shumë shpejt shndërrohet në tragjedi.
Një dramë për fuqinë e lidhjes njerëzore gjatë kohërave të trazirave, në një qytet bregdetar të Anglisë në fillim të viteve 1980.
Në fillim të Vitit të Ri, 32-vjeçarja Brixhit vendos të marrë nën kontroll jetën e saj... dhe të fillojë të mbajë një ditar. Por, kjo nuk është e lehtë kur, presionit të të gjithëve për t’i dhënë fund beqarisë, tani i shtohet edhe presioni i ushtruar nga dy meshkuj interesantë që hyjnë thuajse njëkohësisht në jetën e saj...
Dy ushtarëve të rinj britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore u jepet një mision i pamundur: të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm në territorin armik dhe që do shpëtonte 1600 jetë, njëra prej të cilave jeta e vëllait të njërit prej ushtarëve.
Bazuar në katastrofën e vitit 2000, kur në nëndetësen “Kursk” K-141 vdiqën 118 marinarë rusë. Nëndetësja u mbyt gjatë një stërvitjeje detare ruse në Detin Barent, pas shpërthimeve brenda saj. Njëzet e tre marinarë mbijetuan pas përplasjes dhe pritën me dëshpërim ndihmë, ndërsa oksigjeni i tyre shteronte minutë pas minute.
Ebenizer Koprraci i nis festat e Krishtlindjeve me përbuzjen e tij të zakonshme, duke i ulëritur ndihmësit të tij besnik Bob Kraçit dhe nipit të tij të gëzueshëm. Por kur shpirtrat e Krishtlindjeve të Shkuara, të Tashme dhe të Ardhme e marrin në një udhëtim që i hap sytë, duke i zbuluar plakushit Koprrac të vërteta të hidhura, ai duhet ta hapë zemrën e tij për të kompensuar vitet e kaluara me keqdashje në zemër para se të jetë tepër vonë.
Një histori ndërthurur e marrëdhënieve të dashurisë, protagonistet e kësaj historie janë çifte shume të ndryshëm nga njeri tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 jave para krishtlindjeve.
Pasi zyrat e tyre qendrore janë shkatërruar dhe bota po mbahet peng, udhëtimi i tyre i shpie ata në zbulimin e një organizate aleate spiunësh, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy organizata elitë ndërkombëtare duhet të bashkohen për të mposhtur armikun e përbashkët.
Filmi tregon historinë e një organizate spiunazhi super sekrete e cila rekruton një fëmijë rruge të pakulturuar por shumë premtues, në një agjensi me një program trajnues konkurues ashtu siç del një kërcënim global nga një gjeni i ndrydhur i teknologjisë.
Teksa Perandoria Romake shkatërrohet, Romulus Augustusi i ri largohet nga qyteti dhe drejtohet për në Britani për të gjetur mbështetësit e tij të fundit.
Një njeri i korruptuar ruan në njëfarë mënyre rininë e tij përjetësisht, por një pikturë e veçantë me kalimin e kohës nxjerr në pah brendësinë e tij.
Historia e vërtetë e Maxwell Perkins gjatë kohës kur ishte redaktor ne "Scribner" dhe ku krijoi një miqësi të veçantë me Thomas Wolfe, Ernest Hemingway, F. Scott Fitzgerald dhe shumë të tjerë.
Spiuni që Del nga Mjegulla: Kur një spiun i çnderuar shfaqet me një informacion në lidhje me një agjent të dyfishtë në majë të Shërbimit Sekret Britanik, Xhorxh Smaili Gary Oldman), një ish-agjent i MI6, kthehet përsëri në fushën e errët të spiunazhit. I caktuar për të hetuar se cili nga ish-kolegët e tij të besuar ka zgjedhur ta tradhtojë atë dhe vendin e vet, Smaili e përmbledh kërkimin e tij në katër të dyshuar - të gjithë agjentë me eksperiencë, të aftë dhe të suksesshëm. Megjithatë, historitë e kaluara, rivalitetet dhe miqësitë e bëjnë tepër të vështirë gjetjen e njeriut që ha zemrën e institucionit britanik.
Fitues i 4 çmimeve Oskar. Historia e vërtetë e mbretit Xhorxh VI, i cili ishte përndjekur gjithë jetën nga një e metë në të folur dhe problemi më i madh ishin fjalimet në publik. Por me kombin në prag të luftës, gruaja e tij kërkon ndihmën e një terapisti, që me metoda të pazakonta do ta ndihmojë mbretin t’i japë popullit atë që kishte më shumë nevojë… një zë udhëheqës!