Eden Lake, është një nga filmat thriller më provokues dhe të tmerrshëm.
Xheni dhe Stivi janë dy të rritur të cilët vendosin të kalojnë një fundjavë në një zonë të Anglisë e cila quhet: Liqeni i Parajsës. Ardhja e një bandë të rinjësh e thyen këtë magji, duke mërzitur çiftin me zhurma. Situata përkeqësohet në mënyrë drastike kur grupi merr makinën e Stivit dhe detyron çiftin për t'i ndjekur që të përballen me ta. Pasojat e këtij zemërimi do të shndërrohen krejt papritur në një makth pa fund.
Benxhamin është një pirat kompjuterësh nga Gjermania, atë e ftojnë të bëhet pjesë e një grupi të ri piratësh që do të bëjë emër në skenën botërore. Por gjërat nuk përfundojnë aq mirë sa duken.
Një police vije në kërkim të një vajze adoleshente të cilën e dërgon në botën e ashpër të trafikantëve. Çfarë ndodhe pastaj kur ajo është në një loje të rrezikshme mes vete dhe keqbërëseve...
Kjo është historia e një studenti kinez, i cili dërgohet të jetojë ne mesin e barinjve mongol. Pasioni për natyrën do e çojë atë të përballet më një realitet ndryshe nga çfarë ishte mësuar. Pasi jepet një urdhër për shfarosjen këlyshëve të ujqve dhe ai gjen një këlysh ujku dhe do të do të bëjë gjithçka për ta rritur dhe fshehur atë, por...
Disa te burgosur nga e gjithë bota, pasi janë shitur për një shfaqje televizive hidhen ne një ishull për të luftuar me njëri tjetrin deri ne vdekje, kush mbete i fundit fiton lirinë.
Filmi që do të ndiqni bazohet në librin e mirënjohur të Enthëni Suoford, të vitit 2005. Një ish marins, i cili flet për eksperiencën e tij në Arabinë Saudite, si dhe për luftën në Kuvajt.
Në qytet tashmë gjërat po ndryshojnë. Tailong do të zotërojë të gjitha territoret, duke përfshirë edhe pjesën e Mbretit. Xhei dhe Maliku ndihmojnë Mbretin që të mposhtë Tailong dhe të rifitojë territoret e tij, por edhe për të shpëtuar nënën e tyre.
Kur Lou e gjen veten në telashe, Niku dhe Xhekobi ndezin makinën e nxehtë të kohës për t'u kthyer pas në kohë. Por në të kundërt ata përfundojnë në të ardhmen me Adam Xhunior. Tani atyre u duhet të ndryshojnë të ardhmen për të shpëtuar të shkuarën.
Një snajperist i forcave speciale me një shenjëtër të jashtëzakonshme, pasi vret vëllanë e një bosi të drogës dhe bashkohet me Luftëtarët Ujk, duhet të përballet me disa mercenarë të cilët i dërgon bosi i drogës për të marrë hakun e vëllait.
Pasi bashkëshori i saj e lë, një avokate e fiksuar pas punës kupton se nuk është e aftë të kujdeset për djalin e saj, babin e sëmurë dhe gjithë familjen krejt e vetme...
Megi Mërdok vuan nga sëmundja e Parkinsonit, dhe dëshiron që të mos lejojë askënd ta bëjë për vete, por takon shpirtin e saj binjak, Xhejmin (Gyllenhaal) i cili është goxha i aftë me femrat dhe shitjet e ilaçeve farmaceutike. Dhe shumë shpejt ata do të gjenden nën ndikimin e drogës më të fuqishme: "dashurisë".
I vendosur në një geto të Parisit në 2010-ën, një polic i infiltruar dhe një ish kriminel përpiqen për t'u infiltruar në një bandë për të çaktivizuar një bombë me neutrone.
Damieni dhe Leito kthehen në Zonën 13 në mision për të vendosur paqen në lagjen e kontrolluar nga 5 bosa të bandave tv ndryshme, para se Shërbimi Sekret të ndërmarri masa drastike ndaj tyre.
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".
Një veteran i luftës civile fillon udhëtimin për shpëtimin e mbesës së tij nga një fis indian. Por a do t'ia arrijë qëllimit? Shikoni filmin për më shumë...
Kinë, gjatë dinastisë Han (206-220 Pas Krishtit), Huo An (Xheki Çan), një zyrtar i burgosur dhe i skllavëruar për një krim të cilin nuk e ka kryer ai, fillon një aleancë të çuditshme me një ushtar romak të quajtur Lucius...
“Hienat”, është një thriller policor që ka në fokus aktivitetin e një ekipi policor të anti-drogës në Londër, i drejtuar nga detektivi Michael Logan, i cili ndërmjetësohet mes mafies shqiptare dhe asaj turke për të mbyllur marrëveshjet më fitimprurëse në favor të tij. Por aktiviteti i këtij ekipi komplikohet nga hyrja në skenë e një bande të re shqiptare, të drejtuar nga vëllezërit Kabashi, një brez i ri kriminelesh të dhunshëm, që nuk kursejnë asgjë në metodat e tyre për kontrollimin e këtij biznesi.
Kler (Xhenifer Lopez), një grua e tradhëtuar nga burri i saj, kalon një natë të nxehtë me një djalë më të ri, Noan, i cili jeton ngjitur me shtëpinë e saj. Por ngjarjet do të marrin një rrjedhë të rrezikshme kur ajo të zbulojë të shkuarën e tij...
Kur komplotet e romaneve imagjinare të spiunazhit të autores së vetmuar Elly Conway fillojnë të pasqyrojnë veprimet e fshehta të një organizate spiune të jetës reale, mbrëmjet e qeta në shtëpi bëhen një gjë e së kaluarës. E shoqëruar nga macja e saj Alfie dhe Aiden, një spiun alergjik ndaj maceve, Elly vrapon nëpër botë për të qëndruar një hap përpara vrasësve ndërsa linja midis botës imagjinare të Conway dhe asaj reale fillon të mjegullohet.
Ndërsa bota bie, Furiosa e re rrëmbehet nga Vendi i Gjelbër i Shumë Nënave në duart e një turme të madhe biçiklistësh të udhëhequr nga kryekomandant Dementus. Duke përshkuar shkretëtirën, ata ndeshen me kështjellën e kryesuar nga Immortan Joe. Dy tiranët bëjnë luftë për dominim dhe Furiosa duhet t'i mbijetojë shumë sprovave ndërsa mbledh mjetet për të gjetur rrugën e saj në shtëpi.
Po po përgatitet për t'u bërë udhëheqësi shpirtëror i Luginës së tij të Paqes, por gjithashtu ka nevojë për dikë që të zërë vendin e tij si Luftëtari i Dragoit. Si i tillë, ai do të trajnojë një praktikues të ri kung fu për vendin dhe do të ndeshet me një horr të quajtur Kameleon, i cili sjell në mendje zuzarët nga e kaluara.
I ri nga një aksident pothuajse në fund të karrierës, marifeti Colt Seavers duhet të gjurmojë një yll filmi të zhdukur, të zgjidhë një komplot dhe të përpiqet të rifitojë dashurinë e jetës së tij ndërsa ende bën punën e tij të përditshme.
Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa bashkohet me Chani-n dhe Fremen-in, ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës së tij dhe fatit të universit të njohur, Pali përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Pas përballjes së tyre shpërthyese, Godzilla dhe Kong duhet të ribashkohen kundër një kërcënimi kolosal të pazbuluar të fshehur brenda botës sonë, duke sfiduar vetë ekzistencën e tyre – dhe tonën.